LAJMI I FUNDIT:

Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë në veri përmes autoambulancave, të njëjtat po dërgohen në kishat ortodokse

Deputetja britanike: Serbia po kontrabandon armë në veri përmes autoambulancave, të njëjtat po dërgohen në kishat ortodokse
Ilustrim

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns në një fjalim të bërë sot në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ka folur sërish për situatën në veri, derisa ka thënë se fajtori kryesor është Serbia.

Ajo ka thënë se armët që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë po bëhen përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.


Kearns tha se për këtë gjë është në dijeni edhe KFOR-i.

Deputetja britanike bënë deklaratën e fuqishme në mbështetje të Kosovës – thotë se fajtori kryesor në këtë situatë është Serbia
Lexo po ashtu Deputetja britanike bënë deklaratën e fuqishme në mbështetje të Kosovës – thotë se fajtori kryesor në këtë situatë është Serbia

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, ka thënë Kearns.

Deputetja britanike përmendi edhe eksportin e armëve nga Britania e Madhe drejt Serbisë.

“Do të prek shkurtimisht politikat tona të eksportit ndaj Serbisë. Unë jam shumë e shqetësuar për faktin se ne po i shesim municione të vogla Serbisë. Duke qenë se policia kundër terrorizmit atje ka kryer sulme dhe ka rrëmbyer tre policë kosovarë, si e dimë ne se asgjë që i kemi shitur Serbisë nuk përdoret në atë kontekst?”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori