I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të martën ka qëndruar në Kosovë, në përpjekje për të ulur tensionet në veri të vendit.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak pati takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak tha se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojnë diskutimet me hapa konkretë”.
“Sot pata takime të rëndësishme me presidenten Osmani dhe zotin Kurti. Një takim i gjatë, i sinqertë, i hapur do të thosha shumë i rëndësishëm dhe tani më duhet të zgjedh fjalët e mia, por ajo që dua të them është se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara në tre pikat që janë paraqitur, të cilat janë de-përshkallëzimi, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimi në normalizim. Ne do të duhet të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje”, deklaroi ai.
Para gazetarëve në Prishtinë, Lajçak nuk ka dashur të komentojë masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, por bëri të ditur se BE-ja i ka gati sanksionet edhe për Serbinë.
“BE-ja e ka bërë të qartë se i ka sanksionet gati për Serbinë dhe ato do të implementohen nëse vendet anëtare vendosin që Serbia nuk i bindet BE-së. Ky është vendim i shteteve anëtare. Nesër do të jem në Beograd. Dëshira ime është që mos të ketë sanksione për Kosovën dhe Serbinë, por që t’i kemi të dyja palët duke u takuar në Bruksel dhe të negociojnë se si të implementohet marrëveshja e muajit shkurt Marrëveshja e Ohrit”, tha Lajçak.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti në takim me emisarin e BE-së, ka potencuar që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik.
Ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim.
Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon assesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike.
Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore.
Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet.
Edhe presidentja Vjosa Osmani në takim me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për de-eskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Osmani ka theksuar se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.
BE-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e menjëhershëm të tensioneve dhe të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetëson Brukseli.
Blloku evropian i ka paraqitur disa kërkesa Kosovës sa i përket situatës në veri. Brukseli po kërkon tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serbë. Po ashtu, BE-ja po kërkon tërheqjen e kryetarëve të rinj nga ndërtesat komunale, shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe zotimin publik të serbëve se do të marrin pjesë në votime.
Për shkak të mos përmbushjes së këtyre kërkesave, BE-ja ka nisur së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës
Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm
Lamtumirë Kadare, Rama: Përcillet nën hijen e shenjtores Nënë Terezë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden