LAJMI I FUNDIT:

Reagime të shumta nga deputetët e LVV-së, pas deklaratave të Gazmend Muhaxherit

Reagime të shumta nga deputetët e LVV-së, pas deklaratave të Gazmend Muhaxherit

Kanë ardhur reagimet e para nga LVV, pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.

Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon.


Deputeti i LVV-së, Arian Gola përmes një reagimi në Facebook ka thënë se ndjehet i shokuar nga lehtësia me të cilën sipas tij Muhaxheri bën të krahasueshme gjendjen e serbeve sot ne Republikën e Kosovës me atë te shqiptareve nen regjimin kriminal te Millosheviqit.

“Nuk po me besohet se me çfarë shpejtësie po përligjet diskursi, i cili i bën të krahasueshme gjendjen e serbeve sot ne Republikën e Kosovës me atë te shqiptareve nen regjimin kriminal te Millosheviqit. Isha thjesht i shokuar se me çfarë lehtësie sot, ne Rubikon te Klan Kosovës, Gazmend Muhaxheri, kryetar i komunës se Pejës, e përdorte Millosheviqin si reference për shpjegimin e mënyrës se si sot Kryeministri Kurti po e drejton shtetin e Kosovës”.

“Nuk mundem me imagjinu ndonjë mënyre me te efektshme te dëmtimit te shtetit te Kosovës se sa ky diskurs, i cili është duke e portretizua shtetin e Kosovës si perndjekës te minoritetit serb. Ndërkohë, e vërteta është krejtësisht e kundërta. Thjesht, çmenduri”, ka shkruar Golaj.

Muhaxheri për veprimet e Kurtit në veri: Edhe Millosheviqi thoshte po vendosi shtet ligjor tek popullata 90% shqiptare
Lexo po ashtu Muhaxheri për veprimet e Kurtit në veri: Edhe Millosheviqi thoshte po vendosi shtet ligjor tek popullata 90% shqiptare

Derisa deputeti tjetër i LVV-së, Driton Hyseni thotë se LDK qysh sonte do të duhej distancuar nga deklaratat e Muhaxherit.

“LDK sonte do duhej të distancohet nga deklaratat skandaloze të Gazmend Muhaxherit! Mjerim kush e përfaqëson Opozitën!”, ka shkruar Hyseni.

Deputeti tjetër i LVV-së, Haxhi Avdyli ka kërkuar nga Muhaxheri të kërkojë falje publike për këtë deklaratë.

Ai thotë se çdo krahasim me kasapin e Ballkanit është qëndrim antikombëtar e antishtetëror dhe kundër frymes euroatlantike.

“Ish kolegu im partiak i LDK-së e kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri paska bërë lapsus të rëndë dhe më e pakta që duhet të bëj është të tërhiqet nga keto fjalë dhe të kërkoi falje publike.

Këtë duhet ta bëjë për të mos shkund eshtrat e 13.000 qytetarëve të vrarë nga Millosheviqi, ku prej tyre gati 1500 fëmijë. Të kërkoj falje sepse neve qindra mijëra shtëpi na u dogjën e një milion qytetarë u dëbuan, derisa Serbëve të Kosovës s’ju mungon asgjë, dhe askush asnjë se vrau as nuk i dëboi”, ka shkruar mes tjerash Haxhi Avdyli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori