LAJMI I FUNDIT:

Bill Clinton mbërrin në Rinas, Rama publikon foton: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar

Bill Clinton mbërrin në Rinas, Rama publikon foton: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar

Ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza, ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Nën masa të rrepta sigurie Clinton dhe delegacioni amerikan po priten me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një foto me ish-presidentin amerikan duke konfirmuar lajmin e mbërritjen së tij.


Bill Clinton për herë të parë në Shqipëri, zbardhen detaje nga agjenda
Lexo po ashtu Bill Clinton për herë të parë në Shqipëri, zbardhen detaje nga agjenda

“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkruan Rama.

Pas ceremonisë në Rinas, ish-presidenti amerikan do të transportohet drejt kryeqytetit, ku do të vijojë axhendën e vizitës dy ditore. /Telegrafi/