Gjashtë adoleshentë u arrestuan pas trazirave në qytetin zviceran të Lozanës, të frymëzuar nga trazirat në Francë, tha policia zvicerane më 2 korrik.
Më shumë 100 të rinj raportohet se dëmtuan dyqanet në qendër të qytetit zviceran.
Edhe pse intensiteti i dhunës ishte ndjeshëm më i ulët sesa në Francë, edhe në Lozanë u hodhën gurë dhe u thyen xhamat e objekteve gjatë natës. Një dyqan atletesh është dëmtuar veçanërisht shumë.
Përveç gjashtë të rinjve, në qytetin frëngjishtfolës zviceran u arrestua edhe një i rritur.
Ndërsa, në Francë u regjistrua nata e pestë radhazi e trazirave pas vrasjes së një 17-vjeçari nga një polic gjatë një ndalimi trafiku.
Vetëm gjatë natës së fundit, në Francë u arrestuan gati 800 persona, ndërsa një natë më parë ishin arrestuar 1.311 të tjerë.
“Duke u bërë jehonë të ngjarjeve dhe trazirave që shpërthyen në Francë, më shumë se 100 të rinj u mblodhën në qendër të Lozanës dhe dëmtuan bizneset”, tha policia e Lozanës në një deklaratë.
Dhuna filloi “pas disa thirrjeve në rrjete sociale”, tha policia dhe “disa xhama dyqanesh u thyen”.
“Në shumë raste, oficerëve të policisë u desh të shpërndanin të rinjtë agresivë, të maskuar, që po gjuanin me gurë dhe koktej Molotovi”, tha policia.
Rreth 50 policë u dislokuan për shpërndarjen e të rinjve. Asnjë prej tyre nuk u lëndua.
Të arrestuarat ishin tri vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeçe – një boshnjake, një portugeze dhe një shtetase somaleze; tre djem të moshës 15 deri në 17 vjeç – një shtetas zviceran, një gjeorgjian dhe një shtetas serb; si dhe një zviceran 24 vjeç.
“Mjaft qartë, ajo që del nga ajo që kemi parë është se këta të rinj gjatë natës u frymëzuan nga situata në Francë”, tha një zëdhënës i policisë së Lozanës për AFP.
Pierre-Antoine Hildbrand, këshilltari i Lozanës që mbajti konferencën e sigurisë, i tha transmetuesit publik zviceran se “asgjë nuk i justifikon këto përpjekje të organizuara për t’i plaçkitur dyqanet”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251