LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin

Abdixhiku: Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot, derisa ka shtuar se Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.


“Pezullim i fondeve të BE-së; Pezullim i MSA-së, Pezullim i takimeve të nivelit të lartë, Pezullim i vizitave bilaterale. Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

“Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi”, thotë Abdixhiku.

Ai thotë se “Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani. Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, ka shkruar Abdixhiku.

Bashkimi Evropian ka marrë disa masa ndaj Kosovës për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, hapa të cilët janë kërkuar vazhdimisht nga përfaqësuesit e BE-së.

BE vendos disa masa ndaj vendit tonë: E kemi njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës
Lexo po ashtu BE vendos disa masa ndaj vendit tonë: E kemi njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës

Një zëdhënëse e BE-së ka thënë se është pezulluar përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe po ashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre që kanë në fokus adresimin e tensioneve në veri.

Me firmosjen e marrëveshjes që u bë të premten në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jetë pjesë e programit të Evropës Digjitale, i cili financohet nga Bashkimi Evropian prej gati 7,5 miliard eurove.

Por një gjë të tillë nuk e bëri edhe Kosova, e cila ka mbetur jashtë programit. Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori