LAJMI I FUNDIT:

Në bibliotekën e Massachusetts kthehet një libër pas gati 120 vjetësh

Në bibliotekën e Massachusetts kthehet një libër pas gati 120 vjetësh

Një bibliotekare e Virxhinias Perëndimore tha se një donacion i kohëve të fundit i librave përfshinte një libër të marrë nga një bibliotekë në Massachusetts, i cili doli të ishte marrë prej gati 120 vite më parë.

Stewart Plein, mbikëqyrëse e librave të rrallë në Bibliotekat e Universitetit të Virxhinias Perëndimore, tha se një person që i dhuroi një pirg librash e paralajmëroi atë që të vëzhgonte një libër që më parë i përkiste një biblioteke tjetër.


Plein kërkoi nëpër pirg dhe më në fund gjeti një libër, Një traktat elementar mbi energjinë elektrike nga James Clerk Maxwell, i marrë nga New Bedford Free Library në Massachusetts me një datë kthimi më 10 dhjetor 1903, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.

Bibliotekarët përcaktuan se libri nuk kishte një ngjitëse ku shkruhej “i tërhequr”, kështu që ai ende konsiderohej pronë e bibliotekës së Massachusetts.

Plein e ktheu librin tek Biblioteka Publike e New Bedford, bibliotekë kjo e cila pastaj shpërndau fotot e librit në profilin e saj në Facebook.

“Asnjëherë nuk është vonë për të kthyer një libër biblioteke pas afatit të caktuar”, thuhet në postim. /Telegrafi/