LAJMI I FUNDIT:

Pasagjerëve në fluturimet e Malaysia Airlines nuk do t’u kërkohet më të fikin pajisjet e tyre elektronike – duke filluar nga 1 korriku

Pasagjerëve në fluturimet e Malaysia Airlines nuk do t’u kërkohet më të fikin pajisjet e tyre elektronike – duke filluar nga 1 korriku

Pasagjerëve në bordin e linjave ajrore të Malaysia Aviation Group (MAG) nuk do t’u kërkohet më të fikin pajisjet e tyre elektronike.

Dhe kjo masë do të fillojë nga 1 korriku për shkak të një veçorie të re të quajtur “Lidhja Gate-to-Gate”, përcjell Telegrafi.


MAG në një deklaratë të datës 27 qershor tha se linjës ajrore i është dhënë miratimi rregullator nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Malajzisë (CAAM) për të mundësuar lidhjen Gate-to-Gate për pasagjerët në linjat e saj ajrore, përkatësisht Malaysia Airlines, Firefly dhe MASwings.

Sipas MAG, pasagjerët mund të qëndrojnë të lidhur në pajisjet e tyre elektronike personale ose portative (PED) si telefonat celularë dhe tabletët gjatë gjithë udhëtimit në ajër duke aktivizuar “modalitetin e fluturimit”.

“Pasagjerëve nuk do t’u kërkohet më të fikin PED-et e tyre gjatë ngritjes dhe uljes, siç kërkohej më parë për shkak të kërkesave rregullatore dhe të aeroplanëve. PED përfshijnë telefona celularë, tabletë dhe pajisje të tjera të vogla të dorës që mund të vendosen në ‘xhepin’ e ulëses së pasagjerit”, tha MAG në deklaratë. /Telegrafi/