LAJMI I FUNDIT:

Miran Ramadani dhe Fisnik Çerkini (CoolnFresh Magazine) flasin për suksesin e tyre në rrjetet sociale

Miran Ramadani dhe Fisnik Çerkini (CoolnFresh Magazine) flasin për suksesin e tyre në rrjetet sociale
Foto: Facebook/GrowthTank

Është duke u mbajtur “Growth Tank” – ngjarje kjo që po mbulon një llojllojshmëri temash nga fusha e marketingut digjital dhe rrjeteve sociale.

Ngjarja ka filluar në ora 15:00, kurse tani është duke u diskutuar për rolin e rrjeteve sociale, ku folës janë Miran Ramadani( influencer) dhe Fisnik Çerkini (CoolnFresh Magazine), transmeton Telegrafi.


Miran Ramadani, në fjalimin e tij tha se që kur ka qenë i vogël e ka vërejtur që ndihet mirë kur edhe të tjerët i bën për të qeshur, transmeton Telegrafi.

“Prej kur kam qenë i vogël e kam parë që ndihna mirë kur të tjerët i bëj me qesh. Nëpër audicione që kam marrë pjesë nuk kam kaluar mirë, kurse kur u bën rrjetet sociale unë jam munduar të shfrytëzoj në mënyrën time, të krijojë një far stili, fillimisht ka qenë vetëm pasion, kam punuar edhe punë tjera edhe pse nuk ka qenë e profesionit tim. Ka qenë e vështirë në fillim ka pasur paragjykime, por ajo çka duhet është konsistenca edhe me ditë për ku je”, tha ai.

Kurse, Fisnik Çerkini deklaroi se idea për të krijuar CoolnFresh Magazine, i ka lindur pasi ka qenë i papunë.

“Mas fakulteti kam qenë i papunë, ma shumë më ka ardh si manifestim i observimit të shoqërisë nëpër kafe, fakultet etj. Unë jetën time e kom jetu si midis Prishtinës e Ferizajt i kom njoftë dy kultura të ndryshme. Njeri kur rri badihava, bon çka ka qejf, unë CoolnFresh e bëjë me qejf. Më herët kam qenë vetëm unë, tash e kom edhe kolegun tim, përndryshe nuk e kam prit se ka me u zhvillu një biznes. E kemi përdor një fond, kam krijuar brendin, shkronjat, kjo është suksesi pse CoolnFresh gëzon sukses”, theksoi ai.

Ndryshe, Fisnik Cerkini është themeluesi i Coolnfresh Magazine, faqe satirike me mbi 140,000 ndjekës në të gjitha platformat sociale dhe Coolnfresh Studio, agjenci e marketingut digjital e cila shërben më shumë se 10 klientë brenda dhe jashtë Kosovës.

Kurse, Miran Ramadani, influencer, ka mbi 100,000 followers në Instagram, Mirani përmes humorit ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve – duke e bërë kështu një shembull primar të rolit të rrjeteve sociale në marketing. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori