LAJMI I FUNDIT:

Pse njerëzit janë zemëruar nga reklama e re e Apple për iPad?

Pse njerëzit janë zemëruar nga reklama e re e Apple për iPad?

Reklama e fundit e Apple për iPad-in e ri të saj ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ajo promovon iPad-in më të hollë ndonjëherë dhe përmban mjete kreative si kamera, libra, kanaçe dhe instrumente muzikore të cilat shtypen.


E gjithë kjo është vendosur në melodinë e këngës së Sonny&Cher të vitit 1972, “All I Ever Need Is You”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Njihuni me iPad-in e ri Pro. Vetëm imagjinonin gjërat që do të përdoren për ta ndërtuar atë”, shkroi CEO i Apple, Tim Cook.

I shpejtë ishte reagimi i njerëzve që e dënonin shtypjen e objekteve artistike.

“Nuk ka asnjë respekt për pajisjet”, shkroi një përdorues.

Ndryshe, iPad-i i ri ka një çip nga Apple dhe një ekran që e bën atë produktin më të hollë të kompanisë. /Telegrafi/