Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka lavdëruar aksionin e Policisë së Kosovës për konfiskimin e një sasie të armatimit, i cili u gjet në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan.
Peci ka thënë se e gëzon shumë fakti që edhe EULEX-i edhe KFOR-i ishin të pranishëm në këtë aksion, “pikë së pari që dëshmon koordinimin e duhur, dhe së dyti për t’ia mbyllur gojën interpretimeve dubioze”.
“Vuçiqi paralajmëronte se diçka mund të ndodh në veri më 28 qershor, por tani ka gjasa të mëdha se kjo dëshire-cytje e tij të ketë pësuar fiasko! Kjo padyshim ka të bëjë me realizimin e ëndrrës së tij për ndarje të Kosovës. Koncepti i ‘Botës Serbe’ meton nëse jo sovranitetin e plotë atëherë ko-sovranitetin në vendet fqinje të saj ku jeton populli serb”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Peci ka deklaruar se situata në veri ka nevojë të shtensionohet sa më shpejtë, pasi siç ka thënë, Kosova humbë më së shumti dhe meqenëse krejt kjo po ndodhë në territorin e saj, kjo më së shumti i shkon për shtati Serbisë dhe Rusisë.
“Kjo duhet t’i hapë rrugë sa më shpejtë zgjidhjes politike me zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, të cilën askush më shumë se Vuçiqi nuk dëshiron ta sabotojë”.
“Në këtë kohë është dëshmuar që edhe gabimet taktike mund të shkaktojnë pasoja strategjike. Këto duhet t’i shmangim me çdo kusht duke pasur gjithmonë interesin afatgjatë të vendit tonë dhe jo të përfundojmë në izolim dhe shtet të gjymtuar”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, në këtë konferencë të jashtëzakonshme së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha tha se të premten është shmangur një sulm terrorist, gjersa theksoi se do të kërkojë nga Qeveria që organizatat si “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” të shpallen organizata terroriste, raporton Telegrafi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë