LAJMI I FUNDIT:

Sasi e madhe e armatimit, Sveçla jep detaje: Vetura e konfiskuar pronë e një ndërmarrje shtetërore të Serbisë

Sasi e madhe e armatimit, Sveçla jep detaje: Vetura e konfiskuar pronë e një ndërmarrje shtetërore të Serbisë

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, në këtë konferencë të jashtëzakonshme së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha tha se të premten është shmangur një sulm terrorist, gjersa theksoi se do të kërkojë nga Qeveria që organizatat si “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” të shpallen organizata terroriste, raporton Telegrafi.


“Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenja me simbole të formacionit ilegal kriminal e terrorist ‘Brigada e Veriut’, shenja dalluese të njësiteve ruse, radio lidhje të njëjta me ato të konfiskuara në zyrën ilegale të Aleksandar Filipoviqit në komunën e Leposaviqit. Qytetarët e dinë se Filipoviq ka qenë ish shef i Operativës në drejtorin rajonale të veriut i cili është dekoruar nga presidenti i Serbisë, Vuçiq”, tha ai.

9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, granata, thika ushtarake e koktej molotovi – drejtori i Policisë tregon në detaje se çka konfiskuan
Lexo po ashtu 9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, granata, thika ushtarake e koktej molotovi – drejtori i Policisë tregon në detaje se çka konfiskuan

Ministri Sveçla tha më tej se me këto mjete kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“E gjithë kjo dëshmi e radhës që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij, ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga institucionet e sigurisë së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.

Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021
Lexo po ashtu Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021

“Vetura e konfiskuar është me targa të Beogradit, është pronë e një ndërmarrje shtetërore të Serbisë, saktësisht shoqëria aksionare ‘Hekurudhat e Serbisë’”, tha ai, duke shtuar se është e qartë kush qëndron prapa sulmeve dhe përpjekjeve terroriste brenda vendit tonë.

Ai bëri të ditur se granatat e dorës që janë konfiskuar janë prodhim serb i vitit 2021 që do të thotë se nuk janë armë që kanë mbetur nga lufta, por janë të furnizuara drejtpërdrejtë nga ushtria e Serbisë.

“I bëjmë thirrje Beogradit zyrtar të tërhiqet nga këto akte kriminale, e tash edhe terroriste dhe të ndalojë tentativat dhe dëshirën për eskalim të situatës në vendin tonë”, tha ai.

Ai ka ftuar edhe faktorin ndërkombëtarë që të reagojnë ashpër ndaj këtyre ngjarjeve dhe të dënojë sjelljen e dhunshme dhe terroriste të Serbisë ndaj Kosovës.

Ndërkaq, Sveçla, ka bërë po ashtu të ditur se në armatimin që kanë konfiskuar në veri, ka pasur edhe simbole të Rusisë. Ministri ka thënë se nuk do të zmbrapsen para bandave kriminale, transmeton Telegrafi.

“Fokus ynë duhet të jetë në punën sa më të mirë në mënyrë që të mbrojmë Republikën tonë e cila është e cenuar nga Serbia dhe me gjerë. Njëri nga jelekët antiplum ka shenja të Rusisë, që do të thotë se mund të kemi ndonjë në Kosovë të kësaj”, tha ai.

Ministri i Brendshëm në fund të konferencës ka bërë të ditur se do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që organizatat si “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada” të shpallen organizata terroriste.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori