LAJMI I FUNDIT:

Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021

Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021

Sot, në kampin “Belvedere” në Mitrovicë u ekspozua armatimi, i cili është konfiskuar mbrëmë në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan.

Telegrafi njofton se në veturën Audi që është sekuestruar janë gjetur dhe sekuestruar: 9 zolla, dy lansues, 2 osa, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dore, 20 predha të tromblonit, dy mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, një revole, një shurdhues i armëve, 51 karikatorë të armëve të gjata, 5 karikatorë të armëve të shkurta, 5,756 fishekë të kalibrit të ndryshëm.


Po ashtu janë sekuestruar 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelekë anti plumb dhe jelek taktik, 9 uniforma ushtarake, një palë dylbi, dy maska pambuku për kokë, në maskë kundër helmeve dhe gazrave, një dyshek ushtarak për nevojat e snajperëve 19 emblema të Severna të Brigadës, një telefon ajrorë me sim kartelë dhe me numër, tre radiolidhje me mbushje po ashtu, si dhe një sasi e narkotikëve.

9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, granata, thika ushtarake e koktej molotovi – drejtori i Policisë tregon në detaje se çka konfiskuan
Lexo po ashtu 9 zolla, 1 predhë e minahedhësit, granata, thika ushtarake e koktej molotovi – drejtori i Policisë tregon në detaje se çka konfiskuan

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha bëri të ditur se pjesa dërrmuese e armatimit dhe mjeteve shpërthyese janë prodhim i Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Vlen të theksohet se nga totali i granatave të sekuestruara 15 prej tyre janë të prodhuara në vitin 2021. Dhe nga ekzaminimi preliminar të ekspertëve të eksplozivëve të Policisë së Kosovës ekziston dyshimi i bazuar se lloji i njëjtë i granatave është përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më datë 29 maj, në protestën e dhunshme në Zveçan”, tha Hoxha. /Telegrafi/