I mbijetuari i masakrës së Burgut të Dubravës, Bislim Zogaj, ka rrëfyer për tmerret që ka përjetuar nga gardiani Dragisha Milenkoviq, gjatë periudhës së luftës në Burgun e Prishtinës, i cili tash po hetohet për krime lufte.
Gjatë ditës së enjte, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ia ka caktuar masën paraburgimit prej 30 ditësh, Dragisha Milenkoviqit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
Ai po dyshohet se torturoi të burgosurit shqiptarë.
Ai dyshohet se torturoi të burgosurit shqiptarë dhe për këtë ka rrëfyer Bislim Zogaj, duke theksuar se Milekoviq ka qenë njëri nga gardianët më të tmerrshëm.
Zogaj ka treguar për torturat që i ka pësuar nga Milenkoviqi.
“Ka qenë njëri nga gardianët më të tmerrshëm, jo vetëm me mua por edhe me të burgosurit tjerë politik. Por, në veçanti mund të flasë për vetën, për maltretimet dhe për torturat që kam pasur me të. Bile për ta cekur një rast, ku më ka nxjerrur nga dhoma dhe atëherë e përdroshin një strategji gardianët serbë, i torturonin të burgosurit në korridor për të ua shti tmerrin të burgosurve të tjerë. Kështu edhe mua më ka tërhequr nga dhoma dhe për afër një orë më ka torturuar në mënyrë më çnjerëzore. Disa herë e kam humbur vetëdijen dhe më ka lagur me ujë për të ma kthyer vetëdijen dhe më ka kthye në dhomë”, tha Zogaj në “Five” të RTV Dukagjini.
“Në momentin kur jam kthyer në dhomë një shok, që isha së bashku më të në dhomë nga tmerri që kishte dëgjuar, nga goditjet ndaj meje, nuk mund ta shihja, sepse gjatë gjithë kohës kishte pirë duhan dhe dhoma ishte mbushur e tëra në tym për shkak të sikletit që kishte duke dëgjuar se çka më bëhej mua”, ka thënë Zogaj. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend