LAJMI I FUNDIT:

Po vjen Kia e re më e fuqishme në histori, me mbi 600 kuaj-fuqi

Po vjen Kia e re më e fuqishme në histori, me mbi 600 kuaj-fuqi

Ndoshta modeli më tërheqës i Kia – Stinger tërheq vëmendjen edhe sot, dhe në edicionin e ri mund t’ua marrë ‘kurorën’ lojtarëve më të mëdhenj në segment.

Kompania koreane nuk po bën shaka dhe po përgatit një “kryevepër” të vërtetë për pasardhësin e Stinger, transmeton Telegrafi.


Përkatësisht, Kia dhe Hyundai po investojnë deri në 18 miliardë dollarë në transformimin elektrik, që përfshin zhvillimin e një baze mekanike krejtësisht të re.

Modeli i parë që do të ketë nderin të përdorë këtë bazë të re është një limuzinë, me emrin e koduar GT1, ka mësuar ET News.

Konkretisht, ky model do të jetë zëvendësues i Stinger-it aktual për nga madhësia dhe pozicioni në gamë, dhe me një rritje të lehtë të dimensioneve do të hyjë në segmentin E.

Vendosja e tij në platformën e re mekanike eM do të thotë një gjë tjetër – instalimi i baterive me një kapacitet deri në 113.2 kWh. Me bateri më të mëdha se rivalët si Mercedes EQS, do të ketë një distancë deri në 800 km.

Gjëja më interesante është se në kombinimin e disa varianteve të fuqisë, do të ketë edhe një version me dy motorë elektrikë dhe një fuqi maksimale prej më shumë se 600 kuaj fuqi. Kjo do ta bëjë Kia-n më të fuqishme në histori.

Me shumë mundësi do të jetë një nga veturat më të shtrenjta në gamë, dukshëm më e shtrenjtë se Stinger aktual. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Si të dalloni që bateria është e dobët: Ky veprim i thjeshtë do t'ju ndihmojë

Si të dalloni që bateria është e dobët: Ky veprim i thjeshtë do t'ju ndihmojë

Auto
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

Auto
Shkencëtarët pohojnë: Më pak naftë të vjetër në trafik - më pak raste të astmës!

Shkencëtarët pohojnë: Më pak naftë të vjetër në trafik - më pak raste të astmës!

Auto
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

Auto
Po i afrohemi hidrogjenit (më të lirë) si lëndë djegëse: Është zbuluar një metodë më racionale e prodhimit!

Po i afrohemi hidrogjenit (më të lirë) si lëndë djegëse: Është zbuluar një metodë më racionale e prodhimit!

Auto
Opel Frontera i ri bëri

Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë

Auto
Kalo në kategori