LAJMI I FUNDIT:

Rama ashpërson tonet: Nëse nuk lirohen policët këtë javë, rikthehet akulli në marrëdhëniet me Serbinë

Rama ashpërson tonet: Nëse nuk lirohen policët këtë javë, rikthehet akulli në marrëdhëniet me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ashpëruar sot tonet me Serbinë.

Ai ka reaguar sërish në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe duke paralajmëruar një bllokim të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Serbisë nese kjo e fundit nuk liron policët kosovar.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, tha Rama në një postim në Twitter, raporton Telegrafi Shqipëri.


Rama shton në reagimin e tij se nëse nuk do të ketë shtensionim të situatës atëherë e humbura e madhe do të jetë Kosova.

Ai shton se sa më shumë këmbëngul Kryeministri Albin Kurti në qëndrimin e tij aq më shumë rrezikohet të formohet një “Republikë e KFOR-it” në veriun e Kosovës.

Kurti: Për takimin në Bruksel do të vendosi pasi të vizitohen policët e rrëmbyer
Lexo po ashtu Kurti: Për takimin në Bruksel do të vendosi pasi të vizitohen policët e rrëmbyer

“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!””, tha ai.

“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, shton Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori