Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për pjesëmarrjen e tij në takimin e ftuar në Bruksel, do të vendos pasi që të marrë informacione për gjendjen e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe.
“Unë e kam kërkuar takimin për javën që shkoj por më është thënë që duhet të de-eskalohet gjendja e më pas kishim rrëmbimin e tre policëve tanë në Leposaviq, pra eskalimi u shtua dhe vetëm më pas unë u ftova për një takim të radhës në Bruksel që nuk jam i sigurt se është menduar saktësisht për datën 22 apo 23 qershor për shkak të mesazheve të ndryshme”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se do të presë vizitën e ambasadorit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në burgun e Kralevës aty ku po mbahen tre policët kufitarë.
“Unë dua të pres vizitën e ambasadorit Jetish Jashari në burg në Kralevë dhe vetëm më pas, kur ti kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë që po mbahen peng, po mbahen rob në Serbi, si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, do ta marrë vendimin dhe do ta jap njoftimin”, u shpreh kryeministri.
Kurti më tej shtoi se ambasadori Jashari pritet që nesër të shkoj të vizitoj tre policët që po mbahen në burg.
“Vizita është menduar të bëhet nesër dhe unë do të jem në kontakt me ambasadorin tonë që të më njoftoj për gjendjen e tyre”, tha Kurti.
Ai ka shtuar tutje që ka kërkuar nga Policia e Kosovës ta reduktojë numrin e pjesëtarëve të saj në katër komunat veriore gradualisht dhe proporcionalisht me kushtin që të ketë sundim të ligjit.
“Për shkak se ka ekstremistë të ndryshëm dhe për shkak se ka grupe kriminale, duhet të ketë Polici të Kosovës në këto ndërtesa. Unë kam ofruar që Republika e Kosovës gradualisht, ta zvogëloj numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që të përballen me drejtësi ata kriminelë që sulmuan KFOR-in, policët dhe gazetarët. Për Policinë e Kosovës, çdo komunë është e njëjtë dhe veprimi i tyre bëhet duke u bazuar në Kushtetutë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë