Tre policë të Kosovës janë arrestuar të mërkurën brenda territorit të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, ndërkaq të premten Gjykata në Kralevë iu dha masën e paraburgimit për 30 ditë.
Për masën e paraburgimit ndaj tre policëve të Kosovës bëhet e ditur në një njoftim të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë.
Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.
“Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Për arrestimin e tyre kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania. Zyrtarë të tri shteteve kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve.
Ndërkaq, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) theksoi se dëshmitë në dispozicion sugjerojnë se rrëmbimi ndodhi në territorin e Kosovës, ishte i parapërgatitur dhe u krye nga njësitë speciale të Forcave të Armatosura dhe Xhandarmërisë Serbe.
“Veprimet e marra nga Qeveria Serbe në rrëmbimin e anëtarëve të Policisë së Kosovës paraqesin një eskalim të qëllimshëm, të paraparë dhe agresiv të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. QKSS dënon me vendosmëri këto akte në dëm ndaj paqes dhe stabilitetit.
QKSS i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht NATO/KFOR dhe BE-së, për të shpejtuar kthimin e pjesëtarëve të Policisë në Kosovë. Gjithashtu, masa konkrete për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës duhet të zbatohen, pasi potenciali për konflikt vazhdon të rritet çdo ditë”, thuhet në reagim.
Por, për KFOR-in vazhdon të jetë e paqartë se ku ndodheshin policët në momentin e arrestimit.
“Pas ndalimit më 14 qershor të tre policëve të Kosovës, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shqyrtuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka biseduar me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe të autoriteteve serbe.
Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku ndodheshin policët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit.
Në këtë lokacion, afër vijës kufitare administrative, si institucionet në Kosovë, ashtu edhe autoritetet serbe kanë përgjegjësi të qarta për t’u koordinuar me KFOR-in.
I rikujtojmë të dyja palët përgjegjësitë e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike ndërmjet Serbisë dhe KFOR-it, si dhe procedurat për koordinim ndërmjet Policisë së Kosovës, përfshirë Policinë Kufitare dhe KFOR-it”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Në reagimin e KFOR-it, po ashtu thuhet se “ua rikujtojmë të gjitha palëve se vendosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.
U bëjmë thirrje palëve që t’u përmbahen këtyre marrëveshjeve dhe procedurave për të bashkëpunuar me KFOR-in. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo veprim të njëanshëm që mund të përshkallëzojë tensionin në zonë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Ndërkaq, pas kidnapimit të tre policëve kanë reaguar zyrtarë shtetërorë dhe ata nga partitë opozitare.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kidnapimin e policëve e ka quajtur agresion.
“Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit”, tha presidentja.
Tutje theksoi se akti i së mërkurës dëshmoi se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.
Edhe kryeministri Albin Kurti kidnapimin e tre policëve të Kosovës e ka quajtur agresion të Serbisë ndaj Kosovës.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se Serbia bëri një akt armiqësor dhe të agresionit ndaj Kosovës.
“Arrestimi i policëve tanë brenda territorit tanë janë shkelje e sovranitetit. Mbi të gjitha ky është një provokim i hapur dhe qëndrim i qartë se Serbia nuk dëshiron paqe në Kosovë”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi “të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri”.
“Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i pa alternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”.
Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh më tej se situata e krijuar në veri të Kosovës, e bën të dyshojë në qëllimet e Kurtit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025