LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe

Paraburgim për tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe

Tre policëve të Kosovës të kidnapuar ditë më parë nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Për masën e paraburgimit ndaj tre policëve të Kosovës bëhet e ditur në një njoftim të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë.


Megjithatë në këtë njoftim nuk bëhet e ditur se sa ditë paraburgim i janë dhënë tre zyrtarëve policorë të Kosovës, raporton Telegrafi.

Policët e kidnapuar, Prokuroria në Kralevë nuk jep informata
Lexo po ashtu Policët e kidnapuar, Prokuroria në Kralevë nuk jep informata

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës
Lexo po ashtu Mediat serbe: Radoiçiq dhe Veselinoviq drejtuan aksionin e arrestimit të policëve të Kosovës

“Sipas propozimit të prokurorit publik të Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Kraljevë ka urdhëruar paraburgimin për të gjithë të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës. Ata u kidnapuan të mërkurën, më 14 qershor në territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori