LAJMI I FUNDIT:

Berisha hedh akuza të rënda ndaj Ramës: Donte të ndryshonte kufijtë, të ndante Kosovën

Berisha hedh akuza të rënda ndaj Ramës: Donte të ndryshonte kufijtë, të ndante Kosovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda nga foltorja e Kuvendit në drejtim të kryeministrit Edi Rama rreth qëndrimeve të këtij të fundit për tensionet në Kosovë.

Duke treguar disa ‘prapaskena’ të asaj se çka fshihet pas miqësisë së Ramës me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, Berisha tha se kryeministri shqiptar zbaton urdhrat e presidentit serb.


“Drejtuesja e seancës, kryetarja e Kuvendit pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve të brendshme. Mendimi im dhe i PD, ka qenë dhe është se Kosova është vend i pavarur dhe me qeveri legjitime dhe se në dialogun e saj me Serbinë, Shqipëria nuk duhet të implikohet dhe përzihet. Nuk ka shqiptar që beson se ka qëllime të tjera, veçse për të ndihmuar me çdo kusht padronin e tij, argat i të cilit është”, tha Berisha.

Tension në Kuvendin e Shqipërisë teksa flitet për situatën në veri të Kosovës, deputeti i PD-së kërkon dënim të sulmit të Serbisë
Lexo po ashtu Tension në Kuvendin e Shqipërisë teksa flitet për situatën në veri të Kosovës, deputeti i PD-së kërkon dënim të sulmit të Serbisë

“Ndonëse u zhvilluan negociata në Bruksel, mu kërkua që të ndërhy dhe refuzova në mënyrë të prerë se ai nuk ishte në interes të negociatave. Gjithçka ndryshoi me takimin e Ramës ne Beograd. Pas asaj vizite ai u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat e vërteta është se u ç’bënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu dhe marrëveshjen e përgjithshme. Dolën skenarë që Vuçiçi nuk i shiste dot më parë. Rama e mori me pasion të madh këtë skenar dhe unë ju them shqiptarëve se pas hartave të ndryshimit të kufijve, kishte një qëllim, zhvleftësimin e pavarësisë së Kosovës, dhe ndarjen e saj mes Serbisë dhe Shqipërisë”, shtoi Berisha.

“Por ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Angela Mercek dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Nuk humbën asnjë minutë kohë dhe nxorën Mini-Shengenin në të cilin hartën që vendosën në platformën e samitit, Kosova ishte zhdukur”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori