Pas largimit të Sergio Busquets në fund të sezonit 2022-23, Barcelona është në kërkim të një lojtari zëvendësues, i cili operacion është prioriteti i tyre kryesor për afatin kalimtar të kësaj vere.
Janë lidhur disa emra, ku një nga më të spikaturit është Joshua Kimmich. 28-vjeçari është një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në futbollin botëror dhe skuadra katalunase thuhet se është shumë e interesuar për nënshkrimin e tij si zëvendësues për spanjollin.
Megjithatë, Mundo Deportivo ka raportuar se qëndrimi i Bayern Munich ndaj Kimmich është shumë i qartë: ai nuk është në shitje.
Barcelona kohët e fundit kërkoi disponueshmërinë e lojtarit gjerman dhe u prit me një refuzim total.
Me kontratën e lojtarit që nuk skadon deri në vitin 2025, skuadra gjermane nuk është nën ndonjë presion të menjëhershëm për të shitur, që do të thotë se Blaugranasit tani do të duhet të fokusohen në objektiva të tjerë në ndjekjen e një zëvendësimi të Busquets.
Me Martin Zubimendin dhe tani Kimmich të larguar nga lista, lista e objektivave të Barcelonës duket se po zvogëlohet, dhe është zona ku rekrutimi është parësor. Presioni është mbi Mateu Alemany dhe Decon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251