LAJMI I FUNDIT:

Yjeve që luajnë në Evropë u thuhet mos të transferohen në Arabinë Saudite – skandali zbulohet nga FIFPRO

Yjeve që luajnë në Evropë u thuhet mos të transferohen në Arabinë Saudite – skandali zbulohet nga FIFPRO

Klubet në Arabinë Saudite janë shpallur fajtorë për mospagimin e duhur të lojtarëve të tyre.

Liga Saudite Pro ka marrë shumë vëmendje me transferimet e yjeve botëror, me Karim Benzeman që është i fundit, pasi u bashkua me Al Ittihad me një transferim prej 200 milionë eurosh në vit.

Fituesi i Topit të Artë i është bashkuar ish-bashkëlojtarit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili nënshkroi për Al Nassr dhe vendosi futbollin në Arabinë Saudite në hartë në dhjetor.


Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo zbulon ndryshimin kryesor me të cilin duhej të mësohej në Arabinë Saudite

Emra të mëdhenj si Kalidou Koulibaly, N’Golo Kante dhe Pierre-Emerick Aubameyang gjithashtu janë lidhur me një kalim atje.

Megjithatë, FIFPRO, sindikata ndërkombëtare e cila kujdeset për 65,000 lojtarë në të gjithë globin, paralajmëroi lojtarët që të mos nënshkruajnë për ekipet në Arabinë Saudite.

Ata thanë se “mosekzekutimi i pagave” është bërë “një problem i përsëritur” në Saudi dhe The Athletic ka dhënë detaje mbi gjendjen shqetësuese.

Sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit - shifra astronomike
Lexo po ashtu Sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit - shifra astronomike

Ka pasur mbi 50 mosmarrëveshje pune që përfshinin klube nga Arabia Saudite dhe një rast i fundit përfshinte Leëis Grabban, më parë kishte luajtur për Nottingham Forest dhe Bournemouth.

Ai pati një periudhë shumë të shkurtër me Al Ahli, me kontratën e prishur pas vetëm tre muajsh. Grabban po i kërkon tani klubit arab tre milionë euro kompensim pas lirimit të tij.

Në fund, një gjykatë, e katërta që përfshin Al Ahlin në 18 muaj, vendosi që duhet të paguajë 500,000 euro paga si dhe 700,000 euro të tjera për shkeljen e kontratës.

Detajet e marrëveshjes së Kante me Al Ittihad, mesfushori do t’i bashkohet Benzemas
Lexo po ashtu Detajet e marrëveshjes së Kante me Al Ittihad, mesfushori do t’i bashkohet Benzemas

Përveç kësaj, klubit iu ndalua regjistrimi i lojtarëve të rinj për “dy periudha regjistrimi të tëra dhe të njëpasnjëshme”.

Por, ky nuk është një incident i fundit. Al Nassr, për të cilin luan Ronaldo, përfundoi duke paguar 2.5 milionë euro mesfushorit brazilian Petros në nëntor.

Marrëveshja e tij u ndërpre, por të dy palët nuk arritën në një marrëveshje për kushtet e negociuara më parë. /Telegrafi/