LAJMI I FUNDIT:

Shtatë trajnerë që mund të zëvendësojnë Pep Guardiolan te Manchester City

Shtatë trajnerë që mund të zëvendësojnë Pep Guardiolan te Manchester City

Manchester City duket se do të jetë në kërkim të një trajneri të ri në vitin 2025.

Pep Guardiola i ka bërë të gjitha në shtatë sezonet e tij në Etihad, duke mbyllur periudhën e tij me fitimin e Ligës së Kampionëve të shtunën për të përfunduar një tripeltë historike.

Disa dyshuan se ai mund të largohet edhe në këtë verë, por Guardiola planifikon të përmbushë dy vitet e mbetura të marrëveshjes së tij.


Guardiola nuk pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn
Lexo po ashtu Guardiola nuk pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn

Sipas The Guardian, 52-vjeçari planifikon të largohet nga City në vitin 2025 kur të përfundojë marrëveshja e tij.

Largimi i tij nga Etihad do të shënojë fundin e një epoke mahnitëse dominimi në klub.

Guardiola deri më tani ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës dhe një Ligë të Kampionëve në City.

Si i solli fat ish-lojtari i Interit në finale të Ligës së Kampionëve Manchester Cityt sipas Pep Guardiolas
Lexo po ashtu Si i solli fat ish-lojtari i Interit në finale të Ligës së Kampionëve Manchester Cityt sipas Pep Guardiolas

Por, Citizens tashmë kanë një listë me shtatë trajnerët që mund të zëvendësojnë spanjollin në Etrihad.

Vincent Kompany, Xavi, Julian Nagelsmann, Mikel Arteta, Zinedie Zidane, Eddie Howe dhe Roberto de Zerbi. /Telegrafi/