LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit, akuzon nënkryetarët nga PDK e LDK për dështimin e mbledhjes së Kryesisë

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit, akuzon nënkryetarët nga PDK e LDK për dështimin e mbledhjes së Kryesisë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, i cili deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit,  dështoi pasi që nuk ishin të pranishëm përfaqësues të LVV-së.

Kusari e ka demantuar Tahirin, duke pohuar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit,  ka dështuar për shkak të mungesës së dy nënkryetarëve të Kuvendit nga opozita, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK.

“Nuk është e vërtetë deklarata e shefit të GP të PDK-së që për shkak të mungesës së përfaqësuesit të LVV nuk ka pasur kuorum në mbledhjen e Kryesisë”.


“Për të satën herë me radhë, shefat e grupeve parlamentare NUK E BËJNË kuorumin e Kryesisë, atë e përbëjnë Kryetari dhe Nënkryetarët e Kuvendit. Sot prezent ishin, Kryetari Glauk Konjufca dhe Nënkryetari Bahrim Shabani nga pozita, ndërsa dy Nënkryetarët nga opozita pa ndonjë paralajmërim, nuk u paraqiten në takim”, ka shkruar tutje Kusari-Lila.

Ajo thotë se kjo tendencë e ikjes nga përgjegjësia e obligimeve parlamentare nuk i bën nder opozitës dhe as nuk i shton vlerë demokracisë parlamentare.

“Do të ishte mirë z. Tahiri të tregonte pse Nënkryetari nga radhët e PDK-së nuk ishte prezent sot dhe jo të mundohej kotësisht të bënte kauzë opozitare të paqenë”, ka pwrfunduar Kusari-Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat

Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat

Lajme
Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Lajme
Kalo në kategori