Një rrjedhje e re nga një burim i brendshëm në Google ka zbuluar pamjen e parë të detajuar të kamerave në serinë Pixel 8. Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do të marrin një sensorë të kamerës kryesore prej 50MP të përditësuar me ISOCELL GN2 të Samsung që zëvendëson ISOCELL GN1 nga seria Pixel 7.
Informata e re sqaron gjithashtu se Pixel 8 do të ruajë sensorin e kamerës për fotografi ultra të gjerë Sony IMX386 12MP nga paraardhësi i tij, ndërsa fusha e shikimit do të jetë pak më e gjerë me një raport zmadhimi 0.55x këtë herë krahasuar me 0.67x në Pixel 7.
Pixel 8 Pro do të sjellë një sensor Sony IMX787 64MP për lentën e fotografisë ultra të gjerë me një raport zmadhimi prej 0.49x. Modeli Pro gjithashtu do ta mbajë lentën për telefoto Samsung GM5 48MP me zmadhim optik prej 5x, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Tutje Pixel 8 Pro do të marrë një sensor të ri 8×8 të ToF VL53L8 i cili duhet të ndihmojë me performancën e fokusimit automatik. Të dy telefonat Pixel 8 do të kenë gjithashtu kamerën Samsung 3J1 me 11MP për fotografi selfie.
Informatat e tjera tregojnë se sensori i termometrit i cili doli pak kohë më parë do të jetë ekskluziv për Pixel 8 Pro dhe do ta përdor sensorin për matjen e temperaturës së trupit Melexis MLX90632.
Për sa i përket softuerit të kamerës, seria Pixel 8 do të ketë një veçori të re që rregullon automatikisht intensitetin e blicit LED për të parandaluar fotot dhe videot me ekspozim të tepërt në dritë të ulët.
Segmentimi i skenës është një tjetër veçori e re që do të lejojë përpunimin selektiv të inteligjencës artificiale për pjesë të ndryshme të imazheve. Videot e modalitetit kinematografik do të përfitojnë gjithashtu nga një mjet i ri “bokeh” i përzgjedhjes së turbullimit të prapaskenës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apple dhe OpenAl afër marrëveshjes që do ta integrojë ChatGPT-në në iPhone
Google Messages po teston funksionin e ri për modifikimin e mesazheve
Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të inteligjencës artificiale në duart e gabuara?
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë
Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të inteligjencës artificiale në duart e gabuara?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron