LAJMI I FUNDIT:

Atentat ndaj djalit të bosit të mafies italiane, shoqërohej nga një shqiptar

Atentat ndaj djalit të bosit të mafies italiane, shoqërohej nga një shqiptar

Një atentat mafioz është regjistruar në San Cipriano D’Aversa, Itali, jashtë një lokali. Mediat italiane raportojnë se ishte djali i Sebastiano Caterino l’Evraiuolo, një bos i mafias italiane i vrarë më 31 tetor 2003, shënjestër e atentatit.

Tammaro Caterino, 44 ​​vjeç ndodhej së bashku me një shtetas shqiptar në makinë kur ata janë shënjestruar dhe goditur nga plumbat e dy personave, të cilët kanë mundur të arratisen para se të mbërrinte policia.


Konlfikti duket se ka ardhur pas debateve për marrjen me qira të një makinës ku ndodheshin Caterino dhe shtetasi shqiptar.

Pavarësisht të shtënave, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa menjëherë pas incidentit, dy personat janë larguar duke e bërë më të vështirë për autoritetet zbardhjen e kësaj ngjarje. /Telegrafi/

SPARI DAVANTI AL BAR. In due hanno colpito la macchina del figlio di Sebastiano Caterino, ucciso su ordine dei boss del clan dei Casalesi