LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohen gurët 7000-vjeçar për t’i hapur rrugë ndërtimit të një qendre tregtare në Francë

Shkatërrohen gurët 7000-vjeçar për t’i hapur rrugë ndërtimit të një qendre tregtare në Francë

Rreth 40 pllaka guri të drejtë, që mendohet se janë ngritur 7000 vjet më parë, janë shkatërruar pranë një vendi të famshëm arkeologjik në veri-perëndim të Francës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të qendrës tregtare ” French DYI”, ka zbuluar një historian i zemëruar francez.

Gurët në Carnac ishin midis 50-100 centimetra të larta dhe ndodheshin afër zonave kryesore shumë të mbrojtura të një prej atraksioneve turistike parahistorike më të mëdha dhe më misterioze të Evropës, raporton france24.

“Vendi është shkatërruar”, tha arkeologu Christian Obeltz, pasi zbuloi se tashmë është pastruar zona arkeologjike.


Ai beson se 39 gurë në këmbë, të njohur si menhir, janë humbur, duke e vlerësuar moshën e tyre rreth 7000 vjeçare, bazuar në analizat që u janë kryer gurëve.

Kryebashkiaku Olivier Lepick tha se “ndoqi ligjin” dhe vuri në dukje “vlerën e ulët arkeologjike” të sendeve të gjetura gjatë kontrolleve përpara fillimit të procesit të ndërtimit. Toka nuk ndodhet në një zonë të mbrojtur dhe ishte e destinuar për përdorim komercial, shtoi ai.

Carnac është i famshëm për fushat e gjera të megaliteve prej guri që qëndrojnë në rreshta të gjatë pranë bregut të Atlantikut.

Janë rreth 30 mijë prej tyre në dy zona kryesore të mbrojtura që shtrihen për më shumë se gjashtë kilometra. Besohet se gurët kishin një funksion të shenjtë dhe funeral, megjithëse ka teori të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

U përfshi nga flakë të larta deri në 100 metra, publikohen imazhet e para të qytetit kanadez pas goditjes nga zjarri

Botë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Të paktën 9 të vdekur nga raketat që thuhet se janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit

Të paktën 9 të vdekur nga raketat që thuhet se janë lëshuar nga Libani drejt Izraelit

Botë
Kalo në kategori