LAJMI I FUNDIT:

Fjeti për muaj të tërë në garazh: Djali shpërtheu në lot kur mori vesh se kishte sërish shtëpi

Fjeti për muaj të tërë në garazh: Djali shpërtheu në lot kur mori vesh se kishte sërish shtëpi

Fëmijët janë të lumtur për shkak të gjërave që shumë prej nesh i marrin si të mirëqena – dashurinë e familjes së tyre dhe një vend të sigurt për ta quajtur shtëpi.

Verën e kaluar, Mallory Ellis e gjeti veten në një situatë të palakmueshme. Bashkëshorti i saj u sëmurë rëndë dhe përfundoi në spital, gjë që e bëri të paaftë për të punuar për disa muaj.


Fatmirësisht, burri iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, por pasuan muaj të tërë rehabilitimi. Me kalimin e javëve, familja zhytej gjithnjë e më thellë në humnerën financiare. Mallory po punonte dy punë dhe po përpiqej dëshpërimisht të arrinte të siguronte bukën e gojës. Ajo nuk pati sukses. Të ardhurat e saj ishin të pamjaftueshme dhe ajo mbeti në rrugë me dy fëmijët e saj.

Çmimet e qirave në Florida po rriten shumë, kështu që Mallory u gëzua kur një mik u dha garazhin e tij që të kishin një vend për të fjetur. Megjithatë, ata dëshironin një strehim që mund ta quanin shtëpi. Mallory përfundimisht iu drejtua TikTok dhe i kanalizoi emocionet e saj në një video të përzemërt.

@malloryellis4 After months of being #houseless we are finally HOME #fyp #housingcrisis #rentalcrisis #florida #homeless #houseless #houselessness #momtok #ourstory ♬ Storytelling – Adriel

“Kur jeni të pastrehë për më shumë se një muaj dhe fëmijët tuaj janë duke fjetur në dyshemenë e garazhit, është e qartë se situata është jashtë kontrollit”, tha ajo.

Për habinë e saj, videoja u bë virale dhe solli një fije shprese në jetën e kësaj familjeje.

Ellis ka pulikuar një video në të cilën ka kapur momentin kur ajo dhe bashkëshorti i saj kanë befasuar djemtë e tyre me shtëpinë e tyre të re.

Djali i vogël bërtiti, “Ne kemi një shtëpi!” pastaj shpërtheu në lot. Skena ishte aq prekëse sa përloti shumë njerëz që e panë. Lajmi i gëzuar preku edhe djalin e madh, i cili përqafoi të atin.

“Gjithçka ia vlente për shkak të këtij momenti”, përfundoi nëna. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një 'rreth misterioz fluturues' shfaqet në qiell mbi një qytet të Kinës – ekspertët tregojnë dy shkaqet e mundshme

Një 'rreth misterioz fluturues' shfaqet në qiell mbi një qytet të Kinës – ekspertët tregojnë dy shkaqet e mundshme

Interesante
I besoi navigacionit, qytetari serb përfundon me veturë shkallëve të një lagjeje të Ulqinit - pamjet bëhen virale

I besoi navigacionit, qytetari serb përfundon me veturë shkallëve të një lagjeje të Ulqinit - pamjet bëhen virale

Fun
Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Ndërtimi i kryeqytetit më të ri në botë, ende një mister

Interesante
Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Kishte ra në rrjetën e tyre dhe mendonin se kanë kapur peshk për darkë, doli të jetë peshkaqen gjigant – burri nga Australia e riktheu në oqean

Interesante
Bëhet virale ideja e indianit që e shndërron ombrellën e tij në një çantë shpine të improvizuar për t'u mbrojtur nga shiu

Bëhet virale ideja e indianit që e shndërron ombrellën e tij në një çantë shpine të improvizuar për t'u mbrojtur nga shiu

Fun
Britanikja hapi konkurs për të dashur të ri, 5000 oferta i ka refuzuar deri më tani - tregon se çfarë kërkon nga një mashkull

Britanikja hapi konkurs për të dashur të ri, 5000 oferta i ka refuzuar deri më tani - tregon se çfarë kërkon nga një mashkull

Fun
Kalo në kategori