LAJMI I FUNDIT:

Kroos zbulon largimin e parë nga Real Madridi

Kroos zbulon largimin e parë nga Real Madridi

Toni Kroos do të mbetet te Real Madridi edhe për një tjetër vit, edhe pse rinovimi ende nuk ka ardhur zyrtarisht.

Mesfushori gjerman ka qenë njëri nga futbollistët kryesorë të madrilenëve në vitet e fundit dhe më meritori për sukseset e arritura.


Reprezentuesi gjerman nuk e kursen batutën në lidhje me situatën e tij, teksa lajmëron edhe largimin e një kolegu.

Planet e Florentino Perez për ekipin e sezonit 2023/24 – Real Madridi i së ardhmes kalon tek të rinjtë
Lexo po ashtu Planet e Florentino Perez për ekipin e sezonit 2023/24 – Real Madridi i së ardhmes kalon tek të rinjtë

“Duhet të pyes sërish drejtuesit se kur duan të zyrtarizojnë rinovimin tim. Sepse në një moment do të më duhet të shkoj me pushime”, deklaroi 33-vjeçari duke qeshur.

Tutje gjermani ka zbuluar edhe largimin e parë nga Real Madridi dhe ai është sulmuesi spanjoll Marco Asensio.

“Kam përshtypjen se Asensio dhe Real Madrid nuk do të vazhdojnë përpara së bashku”, u shpreh Kroos.

Kësisoj sulmuesi spanjoll do të largohet nga Reali në fund të sezoni si futbollist i lirë pasi nuk ka gjetur marrëveshje për kontratën e re. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori