LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti kërkon fitore ndaj Interit, por e pranon se Neroazzurët janë skuadra më në formë në Itali

Gjimshiti kërkon fitore ndaj Interit, por e pranon se Neroazzurët janë skuadra më në formë në Itali

Interi dhe Atalanta do të përballen të shtunën (sonte) në Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

Dy skuadrat ende po luftojnë për një vend për Ligën e Kampionëve, teksa Interi ka nevojë vetëm për një pikë për ta siguruar matematikisht një vend në top katërshe.


Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti ka folur për këtë duel duke thënë se kërkojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Do të besojmë te kualifikimi në Ligën e Kampionëve derisa të ketë pikë në lojë. Pasi të përfundojë kampionati mund të kemi pishmane pasi kemi shpërdoruar shumë mundësi”.

“Por, kjo mund të përkthehet në një shtysë për ndeshjen ndaj Inter dhe në rast se nuk fitojmë në shtëpinë e tyre atëherë shpresat do të ishin minimale”.

Reprezentuesi shqiptar e pranon se Interi është skuadra më në formë dhe do të jetë shumë e vështirë.

Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

“Do të na linte një shije të hidhur, por më pas do të shohim nëse do të luajmë në Ligën e Konferencës apo Ligën e Evropës. Interi për momentin është skuadra më në formë e kampionatit”, tha mbrojtësi shqiptar.

Inter dhe Atalanta takohen me fillim nga ora 20:45 në Giuseppe Meazza, teksa vendasit kanë nevojë për vetëm një pikë që të sigurojnë edhe matematikisht një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori