LAJMI I FUNDIT:

EULEX-it i përfundon mandati më 14 qershor, çfarë do të ndodh tutje?

EULEX-it i përfundon mandati më 14 qershor, çfarë do të ndodh tutje?

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Por, mandati i këtij misioni me ‘letra’ përfundon së shpejti.

Mandati aktual i EULEX-it është për ta mbuluar periudhën deri më 14 qershor 2023 duke u bazuar në Vendimin e Këshillit CFSP 2021/904.


Telegrafi ka kuptuar se janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për të parë mundësitë e vazhdimit të misionit.

Siç ka kuptuar Telegrafi, javën tjetër në Kosovë pritet të jetë një zyrtar shumë i lartë i Bashkimit Evropian, i cili përfaqëson Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Politikën dhe reagimin ndaj krizave në shërbimin evropian të veprimit të jashtëm.

Burimet e Telegrafit thonë se EULEX-it pritet t’i vazhdohet mandati, por kjo nuk është konfirmuar deri në këto momente as nga Bashkimi Evropian në Bruksel, e as nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, në kuadër të mandatit të tij, ky mision i BE-së zhvillon aktivitete të monitorimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.

EULEX-i vazhdon t’i mbështesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Momentalisht Shef i Misionit është Lars-Gunnar Wigemark, ish diplomat nga Suedia dhe ka mbi 400 persona si staf.

Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin EULEX-it në Kosovë edhe për një vit
Lexo po ashtu Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin EULEX-it në Kosovë edhe për një vit

EULEX-i mbështetet nga të gjitha 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre në muajin qershor 2021 drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles,  e kishte njoftuar atë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për një vit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori