LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e suksesit 100%: Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron të gjithë 36 dronët rusë Shahed brenda natës

Shkalla e suksesit 100%: Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron të gjithë 36 dronët rusë Shahed brenda natës

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi të gjithë 36 dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia nisi në Ukrainë natën e 24–25 majit.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë gjenerallejtënant Mykola Oleshchuk, Komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës.


“Një shkallë suksesi 100%! 36 nga 36 [dronët janë kapur dhe shkatërruar]. Unë jam mirënjohës ndaj komandave ajrore Zakhid (Perëndim), Tsentr (Qendra) dhe Pivden (Jug) për punën e tyre. Punë e shkëlqyeshme! Ndoshta dhurata më e mirë që mund të kisha kërkuar!”, citohet Oleshchuk që mbush 50 vjeç.

Kreu i Wagner e pranon se 20 mijë mercenarë të tij janë vrarë në Bakhmut
Lexo po ashtu Kreu i Wagner e pranon se 20 mijë mercenarë të tij janë vrarë në Bakhmut

Rusia sulmoi Ukrainën me dronë sulmues Shahed-136/131 të prodhuar nga Irani natën e 24–25 majit, duke lëshuar gjithsej 36 dronë nga veriu dhe jugu.

Shërbimi i shtypit për Forcat Ajrore të Ukrainës shpjegoi se Rusia ka të ngjarë të shpresonte të godiste infrastrukturën kritike dhe objektet ushtarake në perëndim të Ukrainës.

Një "revolucion" i ri mund të tronditë Rusinë nëse vështirësitë e saj të luftës në Ukrainë vazhdojnë - thotë shefi i mercenarëve të Wagner
Lexo po ashtu Një "revolucion" i ri mund të tronditë Rusinë nëse vështirësitë e saj të luftës në Ukrainë vazhdojnë - thotë shefi i mercenarëve të Wagner

Njësitë e forcave raketore kundërajrore, aeroplanët luftarakë dhe njësitë e lëvizshme të mbrojtjes ajrore nga Komandat Ajrore Zakhid (Perëndim), Tsentr (Qendër) dhe Pivden (Jug) u vendosën për të zmbrapsur sulmin rus së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Dhe të 36 dronët Shahed u shkatërruan falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha njësive dhe forcave të përfshira. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori