LAJMI I FUNDIT:

Jori flet për raportin me Luizin dhe nëse Kiara ishte xheloze për ta

Jori flet për raportin me Luizin dhe nëse Kiara ishte xheloze për ta
(Foto: Screenshot/Instagram/TopChannel)

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania 2’, Jori Delli, ka folur për marrëdhënien që ka pasur me Luiz Ejllin brenda shtëpisë dhe nëse ka pasur ndonjë flirt mes tyre.

E ftuar në rubrikën E Diell N’Trip të Top Channel, bukuroshja ka thënë se këngëtarin e ka konsideruar si shok, madje si vëlla dhe se e pëlqente shumë për humorin dhe batuat që bënin.

“Luizi është njeri shumë karizamatik. Aty brenda mërzitesh shumë shpejt, vjen ajo kohë që kemi folur një javë unë e di gjithë jetën tënde, çfarë do bëjmë? Unë kisha gjetur te Luizi shokun tim edhe si vëlla”.


“Shko vishu se na mbyte” - Luizi mahnitet nga dukja e Jorit teksa e ‘ngacmon’ gjatë sfilatës
Lexo po ashtu “Shko vishu se na mbyte” - Luizi mahnitet nga dukja e Jorit teksa e ‘ngacmon’ gjatë sfilatës

“Ia kam thënë shumë herë dhe rrija me të sepse qeshja me lot, kërcenim, këndonim, ishte qejf prandaj unë u lidha shumë me të dhe ai me mua. Ato ngacmimet që më bënte ishin në kuadrin e lojës. Ato gjëra nuk janë fare të vërteta”, është shprehur modelja.

(Foto: Screenshot/TopChannel)

Sa i përket marrëdhënies me Kiara Titon – bashkëshorten e Luizit – ka theksuar se është neutrale, nuk kanë pasur komunikime me të dhe e kupton sepse tashmë ajo është e zënë dhe e preokupuar me shumë gjëra të tjera.

Olta: Nëse nuk do të futej Kiara në shtëpi, Luizi do të niste diçka me Jorin
Lexo po ashtu Olta: Nëse nuk do të futej Kiara në shtëpi, Luizi do të niste diçka me Jorin

“Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj”, ka sqaruar ajo.

Lidhur me sjelljen e moderatores pas rifutjes për herë të dytë në shtëpinë e famshme, Jori shprehet se i erdhi pak habi me ngacmimet që ajo bënte, sepse nuk kishte bërë asnjë gjë të gabuar.

“U habita në fillim, sepse nuk i kisha bërë asnjë gjë. Jam shprehur mirë, e kam mbajtur anën e Kiarës prandaj u mërzita… Xhelozi është fjalë e madhe. Le të themi se mund të ishte, një çikë, si ta themi… disa gjera mbase nuk i pëlqenin le të themi. Por, jo, xhelozi, jo”, është shprehur bukuroshja.

Në trend Magazina

Më shumë
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina
“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

“Sa e turpshme” - Aktorja që bëri stërvitje gjatë fluturimit kritikohet nga shumë fansa

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori