LAJMI I FUNDIT:

Aksioni kundër duhanit, shqiptohen 19 gjoba në Fushë Kosovë e Ferizaj brenda një dite

Aksioni kundër duhanit, shqiptohen 19 gjoba në Fushë Kosovë e Ferizaj brenda një dite

19 gjoba janë shqiptuar të shtunën në Fushë Kosovë dhe Ferizaj për moszbatim të ligjit kundër duhanit në hapësirat publike. Gjobat janë shqiptuar gjatë një aksioni që Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë (AUV) kanë zhvilluar në këto komuna, për të inspektuar zbatimin e këtij ligji.

Nga AUV-i kanë konfirmuar për Telegrafin se 18 prej gjobave të shqiptuara janë juridike (për biznese) dhe një fizike (për individë).


"Boll ma", ministri Peci dhe inspektorët në aksion për zbatimin e ligjit kundër duhanit
Lexo po ashtu "Boll ma", ministri Peci dhe inspektorët në aksion për zbatimin e ligjit kundër duhanit

“Nëntë biznese janë dënuar në Komunën e Fushë Kosovës, nëntë në Komunën e Ferizajt dhe një konsumator në Ferizaj”, kanë thënë nga Agjencia.

Zhvillimin e aksionit dhe shqiptimin e gjobave për Telegrafin i ka konfirmuar edhe Flutur Mustafa nga Ministria e Bujqësisë.

“Aksione të tilla do të jenë të vazhdueshme, në çdo komunë të Republikës së Kosovës. Rendi dhe ligji në rrudhe të parë”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, ministri Peci gjatë ditës në një postim në Facebook ka thënë se intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave.

“Boll ma! Intensiteti i inspektimeve po rritet edhe gjatë fundjavave”, ka shkruar ai, ndërsa ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm në raportimin e rasteve ku thyhet ligji.

Ministri tutje ka shprehur shqetësim për “rezistencë të organizuar” të disa gastronomeve, por ka thënë se përkundër kësaj “përveç se po vendosim rend dhe ligj, po e çojmë në vend edhe vullnetin e qytetarëve për ambiente pa duhan”.

“Kjo rezistencë dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve është e papranueshme. Askush nuk mund ta minojë rendin edhe ligjin. Zero tolerancë!”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori