LAJMI I FUNDIT:

“Të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi” – Defender 23, Peleshi: Prezenca e FSK-së e bën këtë strukturë edhe më të veçantë

“Të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi” – Defender 23, Peleshi: Prezenca e FSK-së e bën këtë strukturë edhe më të veçantë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar rreth përgatitjeve që po bëhen për ushtrimin më të madh ushtarak “Defender 23”.

Ministri Peleshi në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga përgatitjet që po bëhen, gjersa ka thënë se prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës e bën më të veçantë këtë strukturë.


“Task Forca Jug, tanimë është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender23, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe partnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë. Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh”, shkruan Peleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave

Lajme
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit

Kronika e Zezë
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+

Lajme
Kalo në kategori