LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen mbi dy kg drogë në Tiranë, arrestohen pesë persona

Konfiskohen mbi dy kg drogë në Tiranë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi në bashkëpunim shpërndanin kokainë të sasive të mëdha.

Policia bën me dije se është sekuestruar 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare.

Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar pesë shtetasit, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr.


Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. M., 31 vjeç, E. L., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, K. M., 29 vjeç, O. M., 34 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Njoftimi i plotë:

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kodra e Diellit 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në sasi të mëdha.

Sekuestrohen 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. M., 31 vjeç, E. L., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, K. M., 29 vjeç, O. M., 34 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Një 21 dhe 29 vjeçar mbetën të plagosur mbrëmë në Prishtinë, gjendja e tyre është stabile

Lajme
Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Imer Imeri dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ZPS thotë se ai ishte rrëmbyer nga UÇK-ja

Drejtësi
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Kalo në kategori