LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës angazhon mjekët e pensionuar

Komuna e Prishtinës angazhon mjekët e pensionuar

Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i angazhojë në Drejtorinë e Shëndetësisë mjekët e pensionuar.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se do t’i angazhojnë si këshilltarë mjekët që gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet.


“Mjekët në pension të dobishëm për #kryeqytetin si këshilltarë në Drejtoria e Shëndetësisë. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe mungesën e mjekut të familjes, sot me rastin e “Ditës Botërore të Mjekut të Familjes”, së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë kemi vendosur që të angazhojmë mjekët e pensionuar, të cilët gëzojnë shëndet dhe kanë gatishmëri për të vazhduar kontributin e tyre për zhvillimin dhe avancimin e mjekësisë familjare në kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai tutje ka thënë se nga sot ata do ndihmojnë Drejtorinë e Shëndetësisë për të krijuar një sistem më të mirë, më efikas me shërbime më cilësore për qytetarët e kryeqytetit.

“Ju faleminderit Florentina Batalli Sociologe, Dr. Sabahate Lleshi, Dr. Teuta Hoxha, Dr. Nexhmedin Hoti, Dr. Avdullah Hoti, Dr. Sadete Hadri si dhe Dr. Muhamet Petrova, që përsëri riktheheni në krye të detyrës, në ofrim të shërbimeve duke ndihmuar mjekësinë e kujdesit parësorë në kryeqytet!”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori