LAJMI I FUNDIT:

Zemaj kritikon Qeverinë Kurti: Dështim e degradim në shëndetësi

Zemaj kritikon Qeverinë Kurti: Dështim e degradim në shëndetësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për qasjen në sektorin e shëndetësisë.

Në një postim të bërë në Facebook të premten, ai ka thënë se ekzekutivi ka dështuar dhe e ka degraduar shëndetësinë.


“Qasja në sektorin e shëndetësisë nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Interesimi i kësaj qeverie nuk është menaxhimi e as avancimi i shërbimeve shëndetësore, këtë e kemi thënë që nga fillimi”, ka shkruar Zemaj.

Ai tutje ka thënë se interesimi kryesor i kësaj qeverie mbetet “kapja e pozitave nga militantë politikë”.

“Filluan me Bordin e SHSKUK, menaxhmentin, bordet profesionale e tashmë kanë arritur interesin primar e që del të jetë i madh “prokurimin e tenderët një burimor”, dmth pasurimin e jo ruajtjen e shëndetit publik!”.

Deputeti opozitar ka përmendur edhe largimin e mjekëve nga vendi, duke pohuar se vetëm për katër muaj të këtij viti kanë ikur 104.

“Ndërsa, mjekët largohem çdo ditë, qindra mjekë dhe infermierë po ikin; vetëm për katër muaj të këtij viti, 104 kanë ikur. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”, ka përfunduar Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori