LAJMI I FUNDIT:

“Figurë tepër e respektuar në klub”, Arteta flet përsëri për të ardhmen e Xhakës

“Figurë tepër e respektuar në klub”, Arteta flet përsëri për të ardhmen e Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk ka zbuluar nëse mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, do të largohet këtë verë nga Emirates.

Xhaka është lidhur me një transferim te Bayer Leverkusen këtë verë, teksa është raportuar se gjithçka është e kryer dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Mesfushori shqiptar thuhet se ka arritur një marrëveshje trevjeçare me klubin gjerman, i cili do t’ia paguaj Arsenalit 15 milionë euro për transferimin.


Megjithatë, trajneri Arteta ka thënë se nuk kanë diskutuar ende rreth një largimi, teksa e ka cilësuar Xhakën si një figurë të respektuar në klub.

“Qartësia është se ai është një lojtar që ka luajtur pothuajse çdo minutë qëkur unë kam qenë trajner”, ka thënë fillimisht Arteta në konferencë.

“Ai është një figurë tepër e respektuar në klub. Ai ka një histori të mrekullueshme rreth tij me atë që ka arritur në klub, duke kaluar momente shumë të vështira”.

“Ai është një pjesë kyçe dhe shumë e rëndësishme e skuadrës sonë. Çfarëdo që të ndodhë është diçka që sigurisht nuk do ta diskutojmë tani”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Malisheva e Bekim Isufit sërish leksione futbolli me një lojtar më pak – ia shkakton humbjen e parë kampionit

Superliga
Kalo në kategori