LAJMI I FUNDIT:

Shtohen zërat se Messi dhe Neymar mund të rikthehen bashkë në Barcelonë

Shtohen zërat se Messi dhe Neymar mund të rikthehen bashkë në Barcelonë

Barcelona thuhet se dëshiron të ri-nënshkruajë me Lionel Messin dhe Neymarin këtë verë, por klubi duhet të shohë nëse ata mund të përballojnë t’i rikthejnë dy yjet në “Camp Nou” përpara sezonit 2023/24.

Presidenti i klubit Joan Laporta ka konfirmuar se Messi është objektivi kryesor për kampionët e La Ligës, me argjentinasin që po përgatitet të largohet nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Messi mendohet se ka oferta nga Arabia Saudite, por ai thuhet se dëshiron të kthehet në “Camp Nou” pas largimit të tij emocional në verën e vitit 2021.


Problemet financiare të Barcelonës bënë që sulmuesi me përvojë të largohej si një transferim i lirë, me PSG-në që nënshkroi me të për dy vite, e cila do të skadojë në fund të qershorit.

Ndërkohë, Neymar luajti me skuadrën katalanase midis viteve 2013 dhe 2017, duke fituar dy tituj të La Ligës, tre të Kupës së Mbretit dhe Ligën e Kampionëve gjatë një periudhe shumë të suksesshme përkrah Messit.

Sipas FootballTransfers , Barcelona po shqyrton ri-nënshkrimin e Messit dhe Neymar përpara sezonit të ardhshëm.

Një lëvizje për Messin do të ishte më pak e komplikuar se Neymar, pasi i pari do të jetë lojtar i lirë në fund të qershorit.

Megjithatë, paga astronomike e fituesit të Kupës së Botës duhet të merret parasysh, me Barcelonën që duhet të krijojë hapësirë ​​në buxhetin e pagave.

Messi ka shënuar 20 gola dhe ka regjistruar 19 asistime në 38 paraqitje për PSG-në këtë sezon.

Reprezentuesi brazilian ka shënuar 18 gola dhe ka regjistruar 17 asistime në 29 paraqitje në nivel klubi gjatë sezonit 2022-23, dhe atij i kanë mbetur edhe dy vite për të vazhduar kontratën e tij.

Manchester United dhe Chelsea kohët e fundit vazhdojnë të kenë interes për 31-vjeçarin, me PSG që është e hapur për ta lënë atë të largohet si huazim.

Barcelona është e përgatitur të ‘shesë disa nga yjet e saj më të mëdhenj’ në mënyrë që të krijojë hapësirë ​​në buxhet për të përfunduar atë që do të ishte një rikthim i bujshëm për dyshen. /Telegrafi/