Hungaria nuk ka miratuar pagesën e radhës të ndihmës ushtarake për Ukrainën në kuadër të Facilitetit Evropian të Paqes (EPF), njoftoi të martën zyra e zëdhënësit të qeverisë.
EPF, i themeluar në vitin 2021, është një instrument ekstrabuxhetor që synon forcimin e aftësisë së Bashkimit Evropian për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe të forcojë sigurinë ndërkombëtare.
“Hungaria nuk pajtohet me faktin se Bashkimi Evropian, së bashku me mjetet e tjera ekzistuese, shfrytëzon EPF-në vetëm për Ukrainën sepse nuk lejon kanalizimin e fondeve të mjaftueshme për të promovuar interesat e BE-së në fusha të tjera”, tha zyra e zëdhënësit të qeverisë hungareze në një përgjigje për reuters.
Zonat e tjera ku mund të përdoren fondet thuhet se përfshijnë Ballkanin ose Afrikën e Veriut.
“Është thelbësore që qeveria hungareze t’i sqarojë këto çështje dhe për këtë arsye nuk miratoi pagesën e këstit të radhës nga EPF”, shtoi zyra e zëdhënësit.
Deri më tani, BE ka siguruar një total prej rreth 3.6 miliardë euro ndihme ushtarake për Ukrainën në kuadër të EPF-së.
Hungaria, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë çdo pajisje ushtarake për Ukrainën, e cila u pushtua nga forcat ruse në shkurt të vitit 2022.
Hungaria gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, të cilat gjithashtu duhet të miratohen unanimisht nga të 27 vendet e BE-së, por në fund ajo mbështeti të gjitha masat e dakorduara deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t’ju ndihmuar
Trump thotë se “autoriteti i SHBA-së” do ta marrë Gazën
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re