LAJMI I FUNDIT:

Putin dhe Zelensky ranë dakord të takohen me misionin e paqes të liderëve afrikanë

Putin dhe Zelensky ranë dakord të takohen me misionin e paqes të liderëve afrikanë

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa deklaroi sot se presidentët e Rusisë dhe Ukrainës kanë rënë dakord të diskutojnë një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një delegacion të krerëve të shteteve afrikane në takime të veçanta.

Gjatë fundjavës, Ramaphosa foli me telefon me presidentin rus, Vladimir Putin dhe homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilët i thanë atij se do të presin liderët afrikanë në Moskë dhe Kiev.


Misioni i paqes do të përfshijë, përveç Ramaphosas, edhe presidentët e Zambisë, Senegalit, Kongos, Ugandës dhe Egjiptit, u njoftua nga zyra e kreut të Afrikës së Jugut, raporton reuters.

Afrika e Jugut paralajmëron Putinin: Mund të arrestohesh gjatë pjesëmarrjes në samitin e BRICS
Lexo po ashtu Afrika e Jugut paralajmëron Putinin: Mund të arrestohesh gjatë pjesëmarrjes në samitin e BRICS

Në njoftim thuhet se Putin dhe Zelensky dhanë dritën jeshile për fillimin e përgatitjeve për takimet, por pa informacion shtesë për parametrat e mundshëm të bisedimeve.

Zelensky ka thënë më parë se nuk do të konsiderojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës derisa forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është informuar për takimet e planifikuara të delegacionit afrikan dhe mirëpret nismën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori