Naser Pajazitaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se shtëpia e tij ishte sulmuar me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ai ka thirrur dhe ka raportuar për të shtëna në kulmin e shtëpisë së tij. Të lënduar s’ka pasur, ndërsa vetëm janë dëmtuar dy tjegulla. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e forenzikës dhe Prokurori. Është hapur rast për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka deklaruar Gashi.
I njëjti bën të ditur se lidhur me rastin nuk ka akoma të dyshuar.
Ndryshe, avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri, ka njoftuar se familja e klientit të tij mbrëmë është sulmuar me armë zjarri.
“Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mëngjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij”, ka shkruar avokati Tahiri në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai lut organet e drejtësisë, “përkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër sa më parë të vihen para drejtësisë dhe te marrin dënimin e merituar!”.
Më 6 prill të këtij viti Gjykata Supreme, e ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit