LAJMI I FUNDIT:

Peja barazon sërish serinë e finaleve të play-off-it ndaj Trepçës – ndeshja e pestë përcakton fituesin

Peja barazon sërish serinë e finaleve të play-off-it ndaj Trepçës – ndeshja e pestë përcakton fituesin

Është barazuar sërish seria finale e Play-off-it mes Pejës dhe Trepçës, pasi pejanët e fituan takimin e katërt me rezultat 87-83

Mitrovicasit po avanconin në serinë finale 2:1 dhe synonte vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion, por pejanët nuk lejuan dhe e barazuan rezultatin në 2-2.


Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.

Por, sonte në Karagaçi, Pejanët ndryshe nga hera e kaluar kur dominuan, sonte ia dolën mezi të arrinin deri tek fitorja.

Çereku i parë u mbyll me diferencën prej katër pikësh, 30-26 për vendasit, derisa i dyti ishte në 53-48, sërish për Pejën.

Edhe i treti shkoi në duart e nikoqirëve, që fituan 71-65, derisa i katërti ishte më i zjarrtë.

Në këtë pjesë, Peja ia doli të fitonte mezi, pasi Trepça kishte ngushtuar disa herë epërsinë dhe madje kishte përmbysur edhe rezultatin.

Por, në fund, vendasit fituan me rezultatin 87-83, për të shkuar në ndeshjen e pestë të Play-off-it, aty ku do të vendoset se kush do të jetë kampioni i Kosovës në basketboll për këtë edicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori