LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Greqisë reagon për arrestimin e Belerit: Mbrojmë të drejtat e pakicës kombëtare greke

Kryeministri i Greqisë reagon për arrestimin e Belerit: Mbrojmë të drejtat e pakicës kombëtare greke

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit në Himarë një ditë më parë.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Mitsotakis shkruan se ka njoftuar lidhur me këtë ngjarje Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen.


Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës
Lexo po ashtu Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës

“Unë informova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, me akuza të shpejtuara, të kandidatit për kryetar të bashkisë Himarë dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë përpara zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE nuk do të pranojë mungesën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke”, shkruan kryeministri grek.

Reagimi i kryeministrit grek vjen pak minuta pas reagimit të Ministrit të Jashtëm të Greqis, Nikos Dendias.

Arrestimi i Belerit, Dendias: Skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, informova përfaqësuesit e BE-së
Lexo po ashtu Arrestimi i Belerit, Dendias: Skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, informova përfaqësuesit e BE-së

Kandidati i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e blerjes së votave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori