LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Sali Berisha: Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës
LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e quajti “një hakmarrje të verbër politike” të kryeministrit të vendit Edi Ramës arrestimin e kandidatit të kolaicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerit në Himarë, nën akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Sipas tij këto veprime janë bërë “me manipulimet, me angazhim të një manipulatori dhe ish-bashkëpunëtori të bandave që drejton sot policinë e Vlorës dhe quhet Ermal Muça. Dënoj dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj çdo akt shit-blerje vote, kudo që kjo të ketë ndodhur”.


Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, reagon Rama: I bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike
Lexo po ashtu Arrestimi i kandidatit të opozitës në Himarë, reagon Rama: I bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike

“Por duhet të informoj qytetarët shqiptarë se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Edi Ramës ndaj trojeve dhe tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë. Sikundër përdorimi i dhunës është një akt “in extremis” për të trembur zgjedhësit në këtë komunitet dhe jo vetëm aty. Kam qenë në Dropull klimë terrori, ku policia u bënte presion zgjedhësve që të mos votonin kandidatin tonë të shkëlqyer, por të votonin kandidatin e Edi Ramës”, tha Berisha në një komunikim me gazetarët.

“Po të jetë puna për blerje votash ato janë tentuar duke u dhënë bonus mbi 600 mijë pensionistëve, në kundërshtim të kodit zgjedhor, me përdorimin masiv të punësimeve. Vetëm pensionistë janë shtuar 13 mijë në këtë periudhë, pa kontribute. Vetëm për personat me aftësi ndryshe janë shpërndarë në Dibër 400 milionë nga thesari. Kjo ka qenë masive dhe nëse ka njeri që ka kryer një megakrim elektoral është Edi Rama, Belinda Balluku, Taulant Balla, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Tom Doshi”, shtoi Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori