LAJMI I FUNDIT:

Një furgon që transportonte depozita oksigjeni shpërtheu në zemër të Milanos, shumë makina përfshihen nga zjarri – raportohet për të lënduar

Një furgon që transportonte depozita oksigjeni shpërtheu në zemër të Milanos, shumë makina përfshihen nga zjarri – raportohet për të lënduar

Disa automjete janë përfshirë nga flakët në qendër të Milanos të enjten pasi një furgon që transportonte depozita oksigjeni shpërtheu në zemër të qytetit italian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën një person është raportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore në këtë incident për shkak të thithjes së tymit nga shpërthimi.


Policia lokale tha se furgoni dhe automjetet e tjera kishin marrë flakë, duke detyruar evakuimin e një çerdheje dhe ndërtesave të banimit në lagje.

Ndërkohë dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje raportuan një shpërthim të fortë rreth orës 11:45 të paradites në kohën lokale, ndërkohë që janë shfaqur pamje që tregojnë shtëllunga të larta tymi të zi dhe zjarrfikës në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë reaguar ndaj zjarrit, që thuhet se u përhap në automjete të tjera të parkuara dhe dogji fasadën e njërës prej ndërtesave, raportoi agjencia e lajmeve LaPresse.

Origjina e zjarrit është ende duke u hetuar, por kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala u tha gazetarëve në vendngjarje se policia po përjashtonte mundësinë e përfshirjes së terrorizmit ose veprimeve kriminale.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar asnjë të vdekur dhe situata është nën kontroll, ka thënë Sala.

Është e paqartë nëse zjarri erdhi nga furgoni që mbante bombola oksigjeni apo në një nga makinat e parkuara aty pranë që gjithashtu u përfshi nga flakët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori