LAJMI I FUNDIT:

Aguero mbeti i hutuar nga vendimi i Guardiolës gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit

Aguero mbeti i hutuar nga vendimi i Guardiolës gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit

Sergio Aguero mbeti i hutuar nga vendimi që trajneri Pep Guardiola mori gjatë ndeshjes së Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

Real Madridi dhe Man City luajtën një barazim emocionues 1-1 në Santiagto Bernabeu në ndeshjen e parë të ndeshjes së tyre gjysmëfinale.


Vinicius Junior hapi rezultatin me një supergol nga distanca për 1-0, ndërsa Kevin De Bruyne e anuloi golin e brazilianit me një gol të bukur në pjesën e dytë për 1-1.

Nuk mungoi spektakli e as golat, por nuk ka fitues në Bernabeu: Man City nxjerr rezultat pozitiv përballë Real Madridit
Lexo po ashtu Nuk mungoi spektakli e as golat, por nuk ka fitues në Bernabeu: Man City nxjerr rezultat pozitiv përballë Real Madridit

Skuadra e Guardiolës do të shkojë në ndeshjen e dytë të së mërkurës së ardhshme me një përpares, por vendimi i Guardiolës gjatë ndeshjes ka hutuar tifozët në internet, për të mos përmendur legjendën e Cityt, Aguero.

Spanjolli nuk bëri asnjë zëvendësim të vetëm, me Aguero që ‘goditi’ ish-trajnerin e tij për mospërdorimin e  sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Erling Haaland nuk ishte në gjendje të bënte një përshtypje të madhe në lojë pasi mbrojtësit e Realit, David Alaba dhe Antonio Rudiger e neutralizuan sulmuesin.

Aguero donte të shihte bashkëkombësin e tij në fushë, pasi bëri të ditur ndjenjat e tij pas rezultatit.

Nuk realizoi asnjë zëvendësim: Pep Guardiola flet për strategjinë që përdori ndaj Real Madridit
Lexo po ashtu Nuk realizoi asnjë zëvendësim: Pep Guardiola flet për strategjinë që përdori ndaj Real Madridit

“Ajo që nuk e kuptoj është pse ai nuk e inkuadroi Julian Alvarez… Pyes veten, por ai është Pep. Ai nuk lidhet me askënd”, ka thënë fillimisht Aguero për City_Xtra.

“Nëse do të ishte në dorën time, unë do të luaja me Julian pothuajse në çdo ndeshje – ne kemi nevojë që ai të jetë aktiv dhe të ketë një shkëndijë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori