Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Dritës, Blendi Baftiu.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Naser Bunjaku, Luan Tabaku dhe Skender Kapra.
Komisioni vlerësoi se Baftiu ishte lojtari më i spikatur në fitoren tejet të rëndësishme që Drita e realizoi kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë (2:0). Përveç golit të realizuar, Blendi pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Drita, Blend Baftiu e ndau Albi Humolli, menaxher për zhvillim të biznesit “Albi Group”.
Për Blend Baftiu ky ishte çmimi i parë në këtë edicion. Ai u shpreh i lumtur dhe falënderues për bashkëlojtarët dhe për tifozët ‘Intelektualët’.
“Jam shumë i lumtur për çmimin, i cili do të jetë motiv shtesë për ndeshjet e fundit të këtij edicioni. Për këtë i falënderoj bashkëlojtarët, pa të cilët kjo nuk do të ishte e mundur, por në veçanti jam i lumtur për fitoren e arritur dje kundër Llapit”, ka thënë fillimisht Baftiu për faqen zyrtare të FFK-së.
“Një fitore shumë e rëndësishme për vazhdimësinë drejt qëllimit tonë, e që është titulli kampion. I falënderoj edhe tifozët tanë ‘Intelektualët’ për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë gjatë gjithë vitit, e sidomos në takimin e djeshëm”.
“Shpresoj dhe besoj se edhe të dielën kundër Ballkanit, që ndoshta është edhe ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, të jemi triumfues. Drita FC si me organizim, ashtu edhe me fondin e futbollistëve është skuadër që e meriton titullin e kampionit në këtë edicion”, përfundoi ylli i Dritës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mësohet emri i gjigantit anglez që e do Thomas Tuchelin si trajner
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë
Juventus po përgatitet për sezonin 2024/25: Takimi me Allegrin, buxheti i transferimeve dhe e ardhmja e katër yjeve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?