Mbroni veten: Hakerët përdorin shërbime të rreme të ChatGPT-së për të përhapur viruse
Hakerët kanë shfrytëzuar interesin e gjithë botës për ChatGPT, mjetin e fuqizuar nga inteligjenca artificiale në një përpjekje për të depërtuar në pajisjet e të tjerëve, zbuloi pronari i Facebook Meta në një raport sigurie të mërkurën, duke e barazuar fenomenin me rritjen e mashtrimeve me kriptomonedha.
Ekipi i sigurisë së Meta deklaroi se zbuloi një softuer hakerësh që pretendonte se ofronte mjete të bazuara në ChatGPT nëpërmjet shtesave të shfletuesve të internetit dhe dyqaneve të aplikacioneve në internet që përmbanin malware të krijuar për t’u dhënë qasje hakerëve në pajisjet e të tjerëve, tha Meta.
“Nga këndvështrimi i një aktori të keq, ChatGPT është ‘kripto’ e re”, deklaroi për gazetarët Guy Rosen, shefi i sigurisë së informacionit të Meta, që do të thotë se mashtruesit kanë lëvizur shpejt për të shfrytëzuar interesin për teknologjinë, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
Kompania tha se vetëm që nga marsi, ajo kishte bllokuar shpërndarjen e më shumë se 1,000 adresave të internetit me qëllim të keq që pretendonin se ishin të lidhura me ChatGPT ose mjete të ngjashme.
Disa nga mjetet përfshijnë veçori funksionale të ChatGPT-së, por gjithashtu përmbajnë edhe kode me qëllim të keq për të infektuar pajisjet e përdoruesve.
Meta tha se ajo kishte “hetuar dhe kishte ndërmarrë veprime kundër llojeve të “malware-ve” duke përfituar nga interesi i njerëzve në ChatGPT-në e OpenAI për t’i mashtruar ata që të instalojnë ‘malware’ që pretendojnë se ofrojnë funksionalitet AI”.
“Hulumtimi ynë dhe ai i studiuesve të sigurisë ka treguar herë pas here se operatorët e ‘malware’, ashtu si ‘spamerët’, përpiqen të kapin çështjet kryesore dhe temat popullore për të tërhequr vëmendjen e njerëzve”, shtoi Meta.
“Me një qëllim përfundimtar për të mashtruar njerëzit që të klikojnë në ‘linqe’ me qëllim të keq ose të shkarkojnë softuer me qëllim të keq, vala e fundit e fushatave ‘malware’ kanë marrë parasysh se mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale janë bërë të njohura”, shkruhej tutje në deklaratën e gjigantit teknologjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Twitter do të shtojë "butonin e editimit"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City